spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Tahiri megaloman: Betejën e kam pasur me Kurtin, pa Albinin Peci as në shprehje s’kish ardh

Kandidati i PDK-së thotë se bashkëpunon me këdo kur është në pyetje interesi i shtetit dhe i qytetarëve.

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 28 dhjetor, ka deklaruar se në garën politike për Mitrovicën nuk ka qenë përballë Faton Pecit, por kryeministrit Albin Kurti.

Tahiri ka theksuar se, kur është në pyetje interesi i shtetit, ai është i gatshëm të bashkëpunojë me këdo, përfshirë edhe Kurtin. Duke folur për fotografinë e publikuar me kryeministrin, ai tha se ajo simbolizon gatishmërinë e tij për bashkëpunim në shërbim të qytetarëve.

“Kur është në pyetje interesi i shtetit, kur është në pyetje interesi i qytetarëve të Kosovës, unë bashkëpunoj edhe me Albinin, bashkëpunoj me të gjithë”, ka deklaruar Tahiri.

Ai shtoi se veten e sheh si “ushtar të devotshëm të vendit”, duke theksuar se bashkëpunon me nder, përgjegjësi dhe respekt. Sipas tij, beteja politike në Mitrovicë ishte fituar bindshëm, por ka pasur ndërhyrje të shtetit që kanë ndikuar në proces.

“Unë bashkëpunoj me të gjithë, por në betejën politike në Mitrovicë unë kam qenë me Albinin, sepse gara ishte fituar bindshëm, por ka ndërhyrë dhe ka ndërhyrje të shtetit”, ka thënë Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit