Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi themelon Komisionin Hetimor

Kuvendi i Kosovës me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, me qëllim të shqyrtimit të rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së institucioneve përkatëse.

Themelimi i komisionit synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si institucionet kanë vepruar në trajtimin e rastit, si dhe të shqyrtojë nëse ka pasur mangësi apo dështime institucionale.


Përmes këtij komisioni, synohet që të shqyrtohen veprimet e institucioneve përgjegjëse dhe të identifikohen përgjegjësitë eventuale, në mënyrë që të nxirren rekomandime për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Përbërja e Komisionit Hetimor Parlamentar kryesohet nga Burim Ramadani (Aleanca), ndërsa nënkryetar është Adnan Rrustemi. Anëtarë të komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) janë Armend Baloku, Arjeta Rexhepi, Osman Muliu dhe Adelina Tërshani. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pjesë e komisionit janë Besa Kabashi Ramaj dhe Eman Rrahmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Doarsa Kica Xhelili, nga Lista Serbe Jovana Radosavljević, ndërsa nga Grupi Multietnik Emilja Rexhepi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit