Organizata QIKA me aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme, thyen një pasqyrë

Organizata QIKA ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Xhelal Sveçla pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Përmes thyerjes së një pasqyre, aktivistet kanë simbolizuar dështimin institucional në mbrojtjen e grave, duke kërkuar hetim të plotë dhe përgjegjësi politike e institucionale për rastin.

Njëra nga organizatoret, Anita Vllahiu, tha se përmes thyerjes së një pasqyre kanë simbolizuar dështimin e shtetit për t’i mbrojtur gratë.

“Sot, para Ministrisë së Punëve të Brendshme, thyem pasqyrën e Shtetit që pretendon se i mbron gratë, por që në momentet kur ato kërkojnë mbrojtje, ua kthen shpinën.Thyem pasqyrën e një institucioni që flet për siguri, rend dhe ligi, por që nuk arrin ta garantojë as të drejten elementare të një gruaje për të jetuar. “Nuk jam i obligum me u marrë me ty” nuk është mendësia vetëm e Faruk Muçollit. Është mendësia e shtetit që nuk e trajton seriozisht jetën dhe sigurinë e grave”, tha Vllahiu

Vllahiu kërkoi hetim të plotë për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve, duke e konsideruar përgjegjësinë edhe politike.

“Faruku është produkt i një sistemi të kalbur. Përgjegjësia është politike. Gjashtë vjet me gojën plot siguri shtetërore, rend dhe sundim të ligjit, ndërsa gratë vazhdojnë të përballen me institucione që nuk i dëgjojnë, nuk i mbrojnë dhe nuk reagojnë në kohë. Nuk pranojmë që një zyrtar të bëhet alibia për dështimin e një sistemi të tërë. Kërkojmë hetim të plotë të veprimeve dhe mosveprimeve institucionale dhe përgjegjësi në të gjithë zinxhirin komandues”, potencoi ajo.


“Xhelal, jep dorëheqje!”, ishte mesazhi i organizatores drejtuar ministrit Sveçla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit