“Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi” – publikohet një tjetër bisedë e Arlinda Zekajt me motrën

Një tjetër bisedë e Arlinda Zekajt me motrën e saj, e publikuar, zbulon frikën që ajo shprehte për sigurinë e saj dhe shqetësimin për djalin.

Në bisedë, Arlinda tregon se nuk po arrinte të hynte në shtëpi dhe se nuk e dinte ku ndodhej djali. Ajo thotë se do ta thërriste sërish Policinë nëse ish-bashkëshorti, Jeton Sylaj, do t’i afrohej.

“Jo nuk rrinë policia, po veç le të provojnë le të më prekin edhe tani veç dijeni ju familja jem, edhe e dini ku mu drejtu, nëse më gjen diçka se unë nuk dal prej shpisë me ditë që rrotullohet krejt dynjaja. Unë hi e msheli derën, si të më afrohet Jetoni dy metra unë e thirri prapë policinë, kanë me ardh orë e çast këta sonte”.

“More duhet me ma dhanë edhe djalin. Djali nuk e di as ku është. Motër këtë qëllim e kanë këta, nuk dua edhe djali, djali ka me nejt ngat meje motër. Nuk e kanë pru, nuk e di. Tash hy e kqyri që jo do ta thirri apet 192”, raporton emsioni MAT.

Arlinda shpreh shqetësimin se nuk po e lejonin të hynte në shtëpi dhe paralajmëron se përgjegjësit do të duhej të jepnin llogari nëse asaj i ndodhte diçka.

“Motër nuk më lajnë me hi mo në shtëpi, a nuk po e din çfarë shteti osht ky. Nuk ma dhanë, veç çelsin ma dhanë deri qitu me të pru. Qitu unë ko me i thirrë çdo sekond. Edhe nëse më mbytin, këta do të japin përgjegjësi”.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për llogaridhënie nga institucionet, pas raportimeve se ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit