Totaj deklarohet për tërheqjen e mundshme të Bedri Hamzës: Vendimi i Hagës ndikoi në PDK

Shaqir Totaj nga PDK-ja ka deklaruar se aktgjykimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka ndikuar në zhvillimet e brendshme të partisë, por nuk beson se ky është shkaku i tërheqjes së mundshme të Bedri Hamzës nga drejtimi i saj.

Totaj tha se vendimi ishte i papritur për PDK-në.

“Normal që ka pasur ndikime, mirëpo nuk e besoj që ai aktgjykim atje është arsyeja që Bedri Hamza të tërhiqet nga pozita e kryetarit të PDK-së”, deklaroi ai.

Ai ka shtuar se vendimi i Hagës ishte i papritur për PDK-në dhe se, pavarësisht rezultatit, nuk mund të kalonte pa ndikim në zhvillimet politike brenda partisë.

“Aktvendimi në Hagë ka qenë diçka që, sinqerisht, nuk e kemi pritur në asnjë variant. Nuk e kemi pritur një dënim maksimal të tillë dhe normal që çfarëdo që të kishte ndodhur atje nuk ka mundur të kalojë pa influencë. Normal që ka pasur ndikime, mirëpo nuk e besoj që ai aktgjykim atje është arsyeja që Bedri Hamza të tërhiqet nga pozita e kryetarit të PDK-së”, ka deklaruar Totaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit