Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës.
Mw 20.10.2026 në Prishtinë është raportuar se një i mitur, ka pësuar dhunë nga babai i tij. Viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.
Ndërsa në Fushë Kosovë është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj është dërguar në strehimore ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti tjetër është raportuar në Lipjan, ku Policia njoftoi se një burrë ka sulmuar babain e tij. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe për shkak të gjendjes së tij mendore në konsultim me prokurorin është dërguar në QKUK për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndërkohë në Ferizaj është raportuar se më 20.10.2026, Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimet se pas një mosmarrëveshjeje në familje ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe i ka shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje.








