Vrasja e Auron Thaqit, të premten vazhdon gjykimi – nëna e tij kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarin

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten pritet të mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Nëna e tij, Esmerije Gashi, vazhdon të kërkojë drejtësi për të birin dhe dënim me burgim të përjetshëm për personin përgjegjës, shkruan GazetaKosova.net

Rasti i vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën më 7 korrik 2024, pas plagosjes me thikë në Prizren, vazhdon të shqyrtohet në rrugë gjyqësore.

Për këtë rast, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit. Në seancën fillestare, të dy të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u vihen në barrë.

Nëna e Auronit, Esmerije Gashi, ka kërkuar vazhdimisht që rasti të marrë vëmendjen e duhur dhe që përgjegjësit të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj. Ajo ka kërkuar gjithashtu që mediat të jenë të pranishme gjatë seancave gjyqësore, në mënyrë që publiku të informohet për zhvillimin e procesit.

Në një seancë të mëhershme, ekspertja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri, kishte dëshmuar se shkaku i vdekjes së Auron Thaqit ishte gjakderdhja e shkaktuar nga një plagë në pjesën e përparme të kofshës së djathtë.

Familja e të ndjerit vazhdon të kërkojë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe drejtësi për Auronin.

Seanca e radhës pritet të mbahet të premten, më 23 tetor, në Gjykatën Themelore në Prizren.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit