Rrustem Mustafa: Koalicioni VV-PDK mund t’i ofrojë stabilitet vendit

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, ka folur për mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.


I pyetur nëse Albin Kurti është ai që mund t’i bashkojë të gjithë, Mustafa tha se interesimi i tij për një koalicion të mundshëm mes VV-së dhe PDK-së lidhet me rezultatin zgjedhor dhe mundësinë për të ofruar stabilitet në vend.

“Interesimi im për koalicion mes VV-së e PDK-së vjen pikërisht se z. Kurti përfaqëson subjektin politik që e ka stabilitetin legal në vendin tonë, ka fituar zgjedhjet, dhe PDK-në, si parti të dytë, e shoh si mundësi t’i ofrojë stabilitet. Unë i besoj mundësisë legale që ia ka dhënë populli i vendit tonë”, u shpreh Mustafa në emisionin “Adresa”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit