Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij të ndjerë

Hysni Gucati ka kujtuar me dhimbje të thellë vajzën e tij, Donjetën, në 20-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mallin dhe dhimbjen që vazhdon të ndiejë për të bijën.

Ai e ka kujtuar Donjetën si një vajzë të bukur, të zgjuar dhe plot gjallëri, kujtimi i së cilës mbetet i paharruar edhe pas dy dekadash.

“E bukur, e mençur dhe plot jetë, erdhe si engjëll dhe le pas një dashuri të pafundme që nuk e tjetërson asnjë vit që kalon”, ka shkruar Gucati.

Ai ka theksuar se, pavarësisht viteve që kalojnë, kujtimi dhe dashuria për të bijën mbeten të pandryshuara, duke e përshkruar praninë e saj si të gjallë në çdo frymëmarrje, lutje dhe shpresë.

“Hapi yt mund të jetë ndalur, por prania jote jeton me mua në çdo frymëmarrje, në çdo lutje e në çdo shpresë. Dashuria për ty është më e fortë se koha, më e thellë se dhimbja”, ka shkruar ai.

Gucati i ka kushtuar vajzës së tij fjalë të ndjera, duke shprehur dashurinë e përjetshme për të.

“Pusho në dritë, bija ime. Je e do të mbetesh përgjithmonë brenda meje!”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit