Pse na duket sikur e kemi jetuar një moment më parë? Shkenca zbulon çfarë ndodh në trurin tonë

A ju ka ndodhur ndonjëherë të vizitoni një vend për herë të parë, të bisedoni me dikë apo të përjetoni një situatë dhe papritur të keni ndjesinë se gjithçka ka ndodhur edhe më parë?

Ky fenomen misterioz, i njohur si “deja vu”, ka intriguar shkencëtarët për dekada të tëra.

Sipas Cleveland Clinic, déjà vu është një ndjesi e rreme familjariteti, gjatë së cilës truri krijon përshtypjen se një përvojë e re është përjetuar më parë.

Madje, sipas të dhënave të publikuara nga kjo qendër mjekësore, rreth 97 për qind e njerëzve e kanë përjetuar të paktën një herë këtë fenomen.

Por pse ndodh kjo?

Shkencëtarët besojnë se déjà vu lidhet me mënyrën se si truri përpunon kujtimet dhe dallon përvojat e reja nga ato të mëparshme.

Një nga shpjegimet është se sistemi i kujtesës mund të krijojë për një çast një ndjesi familjariteti, edhe kur personi nuk ka ndonjë kujtim konkret që lidhet me situatën.

Lodhja, mungesa e gjumit dhe stresi mund të ndikojnë në shfaqjen e këtij fenomeni.

Në shumicën e rasteve, déjà vu është një përvojë e zakonshme dhe e padëmshme. Megjithatë, nëse përsëritet shumë shpesh ose shoqërohet me konfuzion apo humbje të vetëdijes, ekspertët rekomandojnë konsultim mjekësor.

Edhe pse shkenca ka ofruar disa shpjegime, mekanizmi i saktë i këtij fenomeni vazhdon të studiohet.

Po ju, a ju ka ndodhur ndonjëherë të ndieni se një moment e keni përjetuar më parë?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit