Kjo është familja ku ndodhi rasti i rëndë sonte në Gjilan

Të shtënat që u dëgjuan mbrëmjen e sotme në Pogragjë të Gjilanit, rezultuan fatale. Një person po dyshohet se u vra nga prindi me armë zjarri, në rrethana e motive akoma të paqarta.

Vrasja u konfirmua nga Policia, ndërsa është mësuar se ngjarja ka ndodhur në familjen Arifi, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do t’i zbulojë identitetet.

Viktima që po dyshohet se qëllua nga babai ishte 29-vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar, i njohur për organet e rendit, është në kërkim, pasi është arratisur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit