Ky është i dyshuari për vrasjen e djalit në Pogragjë të Gjilanit – Ramiz Arifi dyshohet se iku me Suzuki pas krimit

Është identifikuar personi i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Burimetbëjnë me dije se bëhet fjalë për Ramiz Arifin, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë djalin e tij, Bajram Arifi, 29 vjeçar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas informacioneve fillestare, pas të shtënave Ramiz Arifi është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Suzuki.

Në lokacion kanë dalë njësitë relevante të Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit