E trishtë | Ky është 29-vjeçari që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit

Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e 11 tetorit fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Bajram Arifi, i lindur në vitin 1997.

Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet se është qëlluar me armë nga babai i tij, Ramiz Arifi, rreth orës 19:30.

Ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar vdekjen e 29-vjeçarit.

Pas ngjarjes, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi me një veturë Suzuki.

Njësitë relevante të Policisë janë angazhuar në rast, ndërsa kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit dhe hetimet për motivin e rrethanat e vrasjes po vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit