Duket se në ‘Përputhen’ është krijuar çifti i parë. Jo vetëm kaq, por duket se historia është shumë serioze. Bujari i ka propozuar për martesë Pranverës.
Dy konkurrentët kishin filluar një njohje në program, ku më pas ata vendosën që njohjen e tyre ta vazhdonin jashtë, pasi familja e konkurrentes nuk ishte dakord që ajo të rrinte në emision.
“Për pjesën propozimit, është shumë vlerësuese edhe më jepet një pozicion goxha i lartë. Unë Bujarit i kam thënë që ne këtë njohje ta thellojmë dhe të dalim çift nga ai program. Edhe në një periudhë kaq të shkurtër”, u shpreh konkurrentja.
Më tej, konkurrenti i është ulur në gjunjë Pranverës, ku i propozoi për martesë.
“Unë jam i gatshëm të propozoj për martesë”, u shpreh Bujari dhe konkurrentja ka pranuar menjëherë.
Bujari: Unë jam i gatshëm që të propozoj për martesë!
Pranvera: Je i gatshëm të dalim nga programi?
Bujari: Po, derisa jam ulur në gjunjë.
Pranvera: Dakord, e pranoj!









