Donjeta Sadiku, reprezentuese e Kosovës, sot i ka bërë miliona shqiptarë krenarë me fitore ndaj reprezentueses së Serbisë, ruses Kristina Kuluhova.
Rusja u dorëzua në rundin e dytë, nuk pati kaçik të luftojë me trimëreshën e Kosovës.
Donjeta fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare – “Taranto 2026””, ndërsa rusja dhe serbët kokulur ikën nga palestra.
“Kristina Kuluhova fitoi medaljen e argjendtë pasi u mund në finale nga përfaqësuesja e Kosovës, Donjeta Sadiku.
Rusja që garonte nën flamurin serb nuk arriti të fitonte medaljen e artë, Sadiku fitoi bindshëm në finale me vendim të gjyqtarëve – 4:0”, ka shkruar media serbe “Dnevnik.rs”.
“Boksierja serbe Kristina Kuluhova fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Taranto, pasi u mund në finale nga përfaqësuesja e të ashtuquajturës Kosovë, Donjeta Sadiku”, “shkarravit “Sportski Zurnal”.
Media serbe “Blic” nga sikleti nuk e ka përmendur as emrin e Donjetës, vetëm ka shkruar se Kuluhova fitoi medaljen e argjendtë.
Serbët sot kanë pësuar një nokaut të fuqishëm nga Republika e Kosovës.








