KQZ: Janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit me postë që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.

KQZ njofton se deri të dielën, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme.

“Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog”.

“Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar”, thotë KQZ.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit