Gjuriqi në OKB flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka pretenduar se serbët që jetojnë në veri të Kosovës përballen me jetë jonormale dhe presion. Këto deklarata ai i ka bërë të martën, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku ka folur edhe për aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale, si dhe ka kritikuar Kosovën dhe Shqipërinë për reagimet e tyre ndaj gjykatës.

Gjatë fjalimit të tij, Gjuriq ka kërkuar, siç e ka cilësuar ai, “guxim të ballafaqohemi me të vërtetën”, duke iu referuar viktimave të luftës në Kosovë. Ai ka theksuar gjithashtu se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës nuk duhet të kushtëzohet nga proceset politike.

Megjithatë, 1.577 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta në Kosovë. Autoritetet kosovare kanë kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të tyre, përfshirë qasjen në arkivat ushtarake që mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varrezave të mundshme. Deri më tani, Serbia nuk ka ofruar bashkëpunimin e kërkuar në këtë drejtim.

“Aktgjykimi përcakton përgjegjësinë individuale, nuk shpall fajësi kolektive mbi popullin shqiptar”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka kritikuar gjithashtu miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit