Këngëtari i njohur, Mentor Haziri, mund të jetë një nga emrat që do t’i bashkohet sezonit të katërt të spektaklit më të komentuar televiziv në Kosovë, “Big Brother VIP Kosova”.
Raportohet se edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” do të nisë në fund të nëntorit, duke premtuar një kast të pasur me personazhe të njohur nga fusha të ndryshme të artit dhe showbizit.
Por ka qenë Mentori ai që ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, duke shkruajtur “Ha ha ha”, reagim ky që nga një pjesë e publikut është interpretuar se Mentori nuk do të jetë pjesë e këtij formati.










