Deklarohet Policia, e konfirmon tragjedinë në Gjilan

Një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, mbrëmjen e së dielës, kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 19:30, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, një person i dyshuar, mashkull kosovar i njohur për Policinë, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

E plotë:

Me datën 11.10.2026 rreth orës 19:30 kemi pranuar një informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit