“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në rrjete sociale pas bujës për videot intime

Pas disa ditësh në qendër të vëmendjes për shkak të diskutimeve rreth videove intime të kompozitorit Adrian Hila, Monika Lubonja, është rikthyer me një postim të ri në rrjetet sociale.

Aktorja ka ndarë në Instagram një video të realizuar në bashkëpunim me një biznes, por një fjali e thënë prej saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, shprehet Monika në video, duke përdorur një shprehje të njohur popullore.

Kjo vjen në një kohë kur emri i saj është përmendur gjerësisht në mediat rozë, pas qarkullimit të materialeve private në internet.

Për këtë arsye, shprehja e përdorur prej saj mund të shihet si një mesazh i tërthortë për gjithë vëmendjen e krijuar, megjithëse aktorja nuk e lidh drejtpërdrejt deklaratën me këtë çështje.

Mbetet e paqartë nëse fjalët janë zgjedhur si një reagim ndaj situatës së fundit apo janë thjesht pjesë e videos promovuese.

Ndërkohë, ditët e fundit, edhe persona të njohur kanë folur publikisht për gjendjen e aktores, duke treguar se situata e ka prekur dhe duke bërë thirrje për respektimin e privatësisë së saj

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit