Lajm i hidhur për sportin e Kosovës.
Në moshë të re ka ndërruar jetë ish hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi.
Lajmi bëhet i ditur edhe nga Ervin Meqikukiqi.

Edona ka qenë hendbolliste e Kastriotit nga Ferizaj, e cila ka luajtur në pozitën e alos.
“Engjëllushja ime, Edona…
Sot po mundohem t’i gjej fjalët për dhimbjen më të madhe të jetës sime, por nuk ka fjalë në këtë botë që mund ta përshkruajnë boshllëkun që ke lënë në shpirtin tim.
Si t’i them lamtumirë njeriut me të cilin ëndërrova të plakesha?
Si t’i them lamtumirë dashurisë sime, shoqes sime më të mirë, nënës së vajzës sonë, gjysmës tjetër të shpirtit tim?
Di vetëm një gjë: nëse do të më jepej mundësia ta jetoja jetën edhe një mijë herë, në secilën prej tyre do të të zgjidhja përsëri ty.
E lus Zotin qe të shpërblejë me xhenet dhe parajsën më të bukur, ashtu siç e meriton shpirti yt i pastër.
Të desha dje, të dua sot dhe do të të dua deri në frymën time të fundit.
Përgjithmonë e imja, përgjithmonë e jona”, ka shkruar Meqikukiqi në profilin e tij në facebook.








