Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar qasjen e partive politike në qeverisje, duke e cilësuar si të rrezikshme garën se kush po qeveris më keq.
Haziri ka thënë se kjo qasje ka nisur që nga viti 2022 dhe përbën rrezik për vendin.
“Po thonë kanë vjedhë ata, hajde tash të vjedhim edhe na”, ka deklaruar Haziri, duke kritikuar atë që e ka përshkruar si një narrativë të keqqeverisjes.
Ai ka theksuar se kjo mënyrë e të menduarit duhet të marrë fund, pasi, sipas tij, është e rrezikshme për vendin.








