Bebe Rexha fotografohet nga paparacët gjatë pushimeve në Ibiza

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është fotografuar nga paparacët teksa po shijon disa ditë pushimi në Ibiza të Spanjës.

Artistja 36-vjeçare u pa duke relaksuar në një jaht luksoz pranë brigjeve të ishullit të njohur, ndërsa tërhoqi vëmendjen me një bikini me motive leopardi.

Në fotot e publikuara nga mediat britanike, Bebe shihet duke u freskuar në ujërat e Detit Mesdhe, por edhe duke bërë paddleboarding në shoqërinë e miqve të saj, larg angazhimeve intensive muzikore.

Pushimet e këngëtares vijnë menjëherë pas paraqitjes së saj speciale në spektaklin britanik Love Island, ku performoi për banorët e vilës në Majorka. Gjatë emisionit, ajo tërhoqi vëmendjen edhe me komentet e saj plot humor ndaj njërit prej konkurrentëve.

Bebe Rexha po shijon gjithashtu suksesin e albumit të saj më të ri, Dirty Blonde, i publikuar në fillim të këtij muaji. Projekti shënon një etapë të re në karrierën e saj, pasi është albumi i parë që publikon si artiste e pavarur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit