Lionel Messi është përfshirë në një incident të tensionuar gjatë humbjes së rëndë të Inter Miamit me rezultat 3-0 ndaj Columbus Crew, në ndeshjen e parë të play-offit të MLS Cup.
Ylli argjentinas humbi qetësinë në fund të pjesës së parë, kur goditi me top në fytyrë sulmuesin kundërshtar Gonzalo Tapia, i cili po përpiqej të pengonte ekzekutimin e rivënies anësore.
I irrituar nga veprimi i kundërshtarit, Messi fillimisht ia shtyu topin në fytyrë Tapias, ndërsa më pas e goditi sërish me të gjatë tentimit për ta ekzekutuar rivënien anësore.
Gjyqtari Allen Chapman vendosi t’i ndëshkonte me karton të verdhë të dy futbollistët, duke mos e përjashtuar kapitenin e Inter Miamit nga loja.
Megjithatë, vendimi i gjyqtarit shkaktoi pakënaqësi te kampi kundërshtar. Trajneri i Columbus Crew, Laurent Courtois, beson se veprimi i Messit meritonte ndëshkim më të rëndë, konkretisht karton të kuq.
Incidenti u bë një nga momentet më të komentuara të ndeshjes, në të cilën Inter Miami pësoi një humbje 3-0 dhe e nisi në mënyrën më të keqe rrugëtimin në fazën e play-offit të MLS Cup.









