Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet në rrugët e Orlandos, në Florida.
Beatrix ka zgjedhur një paraqitje mjaft atraktive, e veshur me një fustan të zi transparent, të kombinuar me çizme të gjata, duke vënë në pah stilin e saj të veçantë.

Fotografitë kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente dhe emoji plot admirim.












