Edhe sonte Brusniku i Vushtrrisë pa rrymë, banorët në hall për të tretën ditë – KEDS-i vazhdon në heshtje!

Banorët e fshatit Brusnik të Vushtrrisë po vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë elektrike edhe sonte, ndonëse tashmë kanë kaluar dy ditë nga ndërprerja e furnizimit me rrymë.

Pavarësisht shqetësimeve dhe kërkesave të banorëve, problemi ende nuk është zgjidhur, ndërsa fshati po kalon edhe një natë pa energji elektrike.

Banorët janë të revoltuar me mungesën e reagimit nga KEDS-i dhe institucionet përgjegjëse. Ata thonë se prej kohësh rrjeti elektrik në këtë fshat është në gjendje të rëndë, me shtylla dhe përçues të amortizuar, për të cilët kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrje.

Në vend të një zgjidhjeje konkrete, sipas banorëve, ata po përballen me mungesë përgjigjesh dhe paqartësi se kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

Madje, banorët kishin paralajmëruar edhe masa protestuese, përfshirë kundërshtimin e leximit të orëve elektrike, në shenjë pakënaqësie ndaj asaj që e konsiderojnë mungesë përgjegjësie nga KEDS-i.

Deri kur do të mbetet Brusniku pa rrymë dhe kush do t’u japë përgjigje këtyre banorëve?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit