E dhimbshme: Kjo është doktoresha Malvina Ferati që vdiq në aksident në Rrugën e Arbrit

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja tragjike ka ndodhur të shtunën në Rrugën e Arbrit, në Shqipëri, ku si pasojë e përplasjes së dy veturave kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar pesë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit, në zonën e Shkallës së Tujanit, ku dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën.

Në këtë aksident tragjik jetën e ka humbur Maltina Ferati, e cila ndodhej si pasagjere në njërën prej veturave të përfshira në përplasje, si dhe 42-vjeçari Bledian Osmani.

Ndërkohë, pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan deri te kjo tragjedi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit