spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Putin flet për kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore!

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, tha se është i shqetësuar për kërcënimin e Luftës së Tretë Botërore.

Moderatori vuri në dukje se 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishte festuar së fundmi dhe e pyeti Putinin nëse ishte i shqetësuar se bota po rrëshqiste në Luftën e Tretë Botërore.

“Më shqetëson. Po flas pa asnjë sarkazëm, pa shaka, sigurisht, ka shumë potencial konflikti, po rritet. Dhe kjo po ndodh pikërisht para hundëve tona, na prek drejtpërdrejt. Konflikti ynë në Ukrainë, në këtë rajon. Dhe ajo që po ndodh në Lindjen e Mesme, është shqetësuese”, tha Putin.

Duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, Putin shtoi se rusia është shumë e shqetësuar për atë që po ndodh rreth objekteve bërthamore të Iranit dhe se çfarë mund të sjellë si pasojë një ndërhyrje amerikane. Ai theksoi se kjo situatë duhej zgjidhur vetëm me anë të diplomacisë dhe formave paqësore.

“Jemi shumë të shqetësuar për atë që po ndodh rreth objekteve bërthamore të Iranit. Jam i shqetësuar për atë që mund të çojë kjo. Kjo situatë padyshim kërkon jo vetëm vëmendjen tonë të kujdesshme ndaj ngjarjeve që po zhvillohen, por edhe një kërkim për zgjidhje – mundësisht me mjete paqësore në të gjitha frontet. E them këtë sinqerisht; kjo është pjesërisht arsyeja pse jemi mbledhur këtu”, shtoi Putin.

Presidenti rus theksoi më tej se një rend i ri botërorë po lind. Ai e krahasoi shfaqjen e një rendi të ri botëror me lindjen e diellit, një fenomen i pandalshëm që zhvillohet natyrshëm.

“Një rend i ri botëror po shfaqet organikisht, si dielli që lind. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar atë. Roli ynë është ta formalizojmë këtë proces dhe ta lehtësojmë atë, duke siguruar që ai të zhvillohet në një mënyrë më të ekuilibruar që përputhet me interesat e shumicës dërrmuese të kombeve”, deklaroi ai.

Putin theksoi se të gjitha kombet do ta kuptojnë se kjo qasje për zgjidhjen e çështjeve është shumë më superiore sesa mbështetja në presion dhe në rendin botëror thelbësisht neokolonial që njerëzimi ka duruar për shekuj, nëse jo mijëvjeçarë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit