Haziri i përgjigjet Hotit e Bajramit: S’ka kohë për kryetar të ri të LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se angazhimi kryesor i partisë në këtë periudhë duhet të jetë zgjidhja e presidentit të Republikës së Kosovës.


Haziri ka deklaruar se LDK-ja aktualisht nuk duhet të shpërqendrohet nga kjo çështje, duke e cilësuar atë si detyrën kryesore që partia duhet ta përmbushë.

“E para dhe më e rëndësishmja, angazhimi i LDK-së është dhe duhet të mbetet vetëm në zgjidhjen e presidentit të Republikës. Vetëm kjo është detyra kryesore që ne po e kalojmë sot”, ka thënë Haziri.

Ai është ndalur edhe te zhvillimet brenda LDK-së dhe debatet e fundit rreth kryetarit Lumir Abdixhiku dhe delegatëve të partisë.

Haziri ka theksuar se brenda LDK-së nuk ka vend për kontroll të mendimit politik, duke nënvizuar se dallimet dhe qëndrimet e ndryshme duhet të respektohen.

“Ne në LDK nuk mendojmë me pas polici të mendimit. Në mendimin politik e respektojmë dhe e vlerësojmë dallimin. Mundesh me pa vet”, është shprehur Haziri.


Ai ka bërë të ditur se debatet dhe dallimet brenda partisë janë pjesë e demokracisë së brendshme dhe se secili anëtar duhet të ketë hapësirë për të shprehur qëndrimin e tij politik.

Sipas Hazirit, LDK-ja ka kaluar tashmë nëpër procese të brendshme ku janë diskutuar dhe votuar çështjet e ngritura, ndërsa rezultatet e tyre janë pranuar nga struktura e partisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit