Kënga “Oj Kosovo, Kosovo” në aktivitetin e BE-së, ambasadori Bajrami kërkon sqarim urgjent

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një reagimi, Bajrami ka kundërshtuar përfshirjen e kësaj kënge në një aktivitet zyrtar të organizuar nga Komisioni Evropian, duke theksuar se ajo nuk përfaqëson shkëmbim kulturor, por përcjell pretendime politike ndaj territorit të Republikës së Kosovës.

Ai ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, lidhur me mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar ky repertor.

Reagimi i plotë i Agron Bajramit:

“Në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe ‘Oj Kosovo, Kosovo’.

Kjo nuk është shkëmbim kulturor. Kjo këngë përcjell pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një aktivitet zyrtar të Bashkimit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme.

Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionerja Kos lidhur me mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar ky repertor.

Vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me dhënien e një platforme pretendimeve irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit