Skandal në Bruksel, këngë që mohon shtetësinë e Kosovës në forumin e BE-së – Kryenegociatori i Kosovës kërkon llogari nga Marta Kos

Kryenegociatori i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar ashpër pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, e cila, sipas tij, mohon shtetësinë e Kosovës.

Zulfaj e ka cilësuar këtë veprim si skandaloz dhe të papranueshëm, duke kërkuar nga komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, të sqarojë se si ka ndodhur ky rast dhe çfarë masash do të ndërmerren.

Gjithashtu, në reagimin e tij në rrejtin social “X”, Zulfaj ka ngritur edhe çështjen e mosftesës së Kosovës në këtë aktivitet, pavarësisht, siç ka theksuar ai, përparimit demokratik të vendit dhe harmonizimit me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së.

Reagimi i Zulfajt:

Jemi të tronditur nga raportimet për atë që ka ndodhur sonte në një aktivitet të BE-së për Zgjerimin në Bruksel.

Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që është shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, po i shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po shtypte popullin tonë, është interpretuar në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së.

Kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Një aktivitet i BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb.

Presim që komisionerja Kos të shpjegojë se si ka ndodhur kjo dhe çfarë masash do të ndërmarrë. Po ashtu, kërkojmë të dimë pse Kosova nuk ishte e ftuar, ndonëse është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit