Modelja dhe ylli i rrjeteve sociale, Hailey Bieber, ka surprizuar ndjekësit me paraqitjen e saj më të fundit.
Ajo ka pozuar krejtësisht e zhveshur për kopertinën e edicionit brazilian të revistës “Ice”, në një fotosesion të realizuar nga fotografi Renell Medrano.

Kopertina është publikuar nga vetë Bieber në Instagram, ndërsa postimi ka marrë brenda pak orësh qindra mijëra pëlqime dhe mijëra komente nga ndjekësit.
Në fotografi, Bieber shfaqet e shtrirë në shtrat, duke sjellë një imazh provokues dhe të guximshëm për këtë edicion të revistës.








