Labinot Rexha pretendon se, përveçse u rrah vetë, pesë persona sulmuan edhe nënën e tij e vajzën e axhës

Mëngjesi i sotëm ka nisur me tensione për këngëtarin dhe ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Labinot Rexha ka pretenduar se ai nëna e tij dhe mbesa e tij janë sulmuar fizikisht në Rahovec.

Gjithë ngjarja, sipas këngëtarit, ka ndodhur rreth një kontesti pronësor prej 16 metrave katrorë me fqinjët e tij. Ai ka deklaruar se ky konflikt ka zanafillë të hershme që nga periudha e paraluftës, kur babai i tij i ndjerë dhe pala tjetër kishin lënë hapësirë për një rrugë të përbashkët.

Sipas Rexhës, kështu rrodhi situata përpara se të ushtrohej dhunë ndaj tij:

“Që në mëngjes jam zgjuar për me shku në dasmë, pasi kam një dasmë në Prizren ditën, dhe duke dalë nga shtëpia, jemi në proces gjyqësor, një kontest për një 16 metra katrorë”. ka thënë Rexha.

Sipas tij, përpjekja për ta zgjidhur çështjen me mirëkuptim përfundoi me goditje fizike.

“Mora një goditje, një boks… edhe fyerje, sharje më brutale, më të këqija që kurrë në jetën time dikush nuk më ka sharë, nuk më ka fyer”, ka deklaruar ai.

Këngëtari po ashtu ngriti akuza se sulmi nuk përfshiu vetëm atë, por edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij:

“Nëna ime është sulmuar sot nga tre persona dhe dy gra… I pres nga prokuroria që ata mos t’i lirojnë, sepse është sulmuar dhe vajza e xhaxhit tim.”, ka pretenduar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit