spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Osmani takohet me kongresistë amerikanë: Mbështetja e tyre ka luajtur një rol kyç në historinë e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Konferencën e Sigurisë në Munih ka takuar një delegacion të kongresistëve amerikanë.

Osmani e ka vlerësuar këtë takim si jashtëzakonisht të përzemërt dhe të rëndësishëm.

“Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar e para e shtetit në Facebook, teksa ka postuar edhe disa foto nga takimi me kongresistët amerikanë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit