Një sasi e dyshuar lënde eksplozive e pashpërthyer është gjetur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.
Lënda eksplozive është konstatuar në derën e një dyqani në pronësi të këngëtarit shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e rrethanave.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.








