Kaosi në Kuvend merr vëmendjen edhe të BBC-së: Media britanike ndan pamjet e Time Kadrijajt teksa e gjuan me vezë Kurtin

Tensionet e sotme në Kuvendin e Kosovës, kanë marrë vëmendjen edhe të mediave botërore.


Momentin kur deputetja Time Kadrijaj e gjuan me ve kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, e ka raportuar edhe BBC.

BBC thekson se, Kadrijaj, gjuajti me vezë Kurtin, gjatë seancës plenare të së shtunës, dhe se, deputetja e Aleancës hodhi të paktën katër vezë në drejtim të Kurtit, para se të ndërhynin deputetët dhe zyrtarët policorë.


‘’Kaosi shpërtheu pasi Kurti i tha Kuvendit se i nevojitej më shumë kohë për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera, para se të propozonte një kandidat për kryetar të Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të qershorit’’, shkruan BBC.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit