E ulët: Fitore Pacolli i quan opozitarët “të shkretë”, thotë se po listohen me Listën Serbe

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka kritikuar ashpër qasjen e opozitës ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.


Pacolli i ka quajtur opozitarët “të shkretë”, duke thënë se ata “nuk dinë as kur e as për çfarë protestojnë”.

Postimi i saj:


Të shkretët, nuk dinë as kur e as për çfarë protestojnë!


​Gjuajnë me vezë Albin Kurtin, pikërisht njeriun që e shtriu sovranitetin në çdo cep të Republikës dhe e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi.

E sot, në vend se të mbrojnë interesin e shtetit, rreshtohen në të njëjtën linjë me Listën Serbe për të bllokuar institucionet.


​Dallimi është i qartë, ne protestonim për të mbrojtur territorin e Kosovës e kundër Gjykatës Speciale, ndërsa ata sot protestojnë sepse po i humbin privilegjet e tyre.

​Sa më shumë që bllokojnë e bëhen bashkë kundër Albin Kurtit, aq më shumë do të bie mbështetja për ta. Ne vazhdojmë fuqishëm me mbi 50%, ata le të mbesin të bashkuar, gjithnjë më të vegjël.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit