spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Kemi mijëra arsye për të festuar lirinë, bojkoti s’ndryshon rrjedhën e historisë

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas vendimit të OVL së UÇK-së për të mos bashkëpunuar me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Jashari tha se kemi mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, të fituara me gjak dhe sakrificë, teksa bojkoti i këtyre momenteve nuk ndryshon rrjedhën e historisë, por flet shumë për ata që zgjedhin ta bëjnë.

Tutje, ai shtoi se Kosova është meritë e të gjithëve dhe se në vend të bojkotit, mirënjohja dhe nderimi duhet t’i bashkojë të gjithë.

Për këtë, ai kujtoi edhe një thënie të Rifat Jasharit: “Humba 56 anëtarë të familjes, por fitova zemrat e miliona shqiptarëve.”

Në fund, ai shtoi se asgjë nuk mund të zbehë madhështinë e festës së 17 shkurtit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit