Protestuesit në Prishtinë kanë kërkuar shkarkimin dhe arrestimin e togerit të Policisë së Kosovës, Faruk Muqolli, pas publikimit të një video-incizimi ku dëgjohet komunikimi i tij me të ndjerën Arlinda Zekaj, teksa ajo kërkonte ndërhyrje urgjente për rastin e saj.
Në atë video, Muqolli dëgjohet tek i thotë viktimës se “nuk e ka për obligim të merret me ty”.
Zyrtari policor është në mesin e 11 pjesëtarëve të policisë që u suspenduan sot nga detyra lidhur me vrasjen e Zekajt.
Ndërkohë, në Prishtinë po protestohet për të dytën ditë me radhë duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku është lëshuar të dëgjohet me zë të lartë edhe kjo audio.
Protestuesit para Minsitrisë së Drejtësisë kërkuan dorëheqjen e Donika Gërvallës.








