Ky është zëvendëskomandanti Dervish Haxhijaj që u suspendua nga IPK

Policia e Kosovës (PK) me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar 11 (njëmbëdhjetë) zyrtarë policorë, lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Sipas informacioneve të siguruara, në mesin e të suspenduarve është edhe Dervish Haxhijaj, zëvendëskomandant në stacionin në Pejë.

Po ashtu, është suspenduar Ndue Nikolla, major dhe shef i Hetimeve Rajonale, Faik Jahmurataj, kapiten dhe komandant i Stacionit Policor në Pejë, Sami Lekaj, komandant i Nënstacionit Policor në Vitomiricë, si dhe Faruk Muçolli, shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë.

Në listën e të suspenduarve janë edhe shefi i Operativës në Stacionin Policor në Pejë dhe katër hetues të Njësisë për Dhunën në Familje, po në këtë stacion.

Sipas IPK-së, suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante.

Suspendimet janë bërë të ditura përmes njoftimit të Policisë së Kosovës.

Rasti mori vëmendje të madhe pas publikimit të një audio-incizimi të bisedës mes Arlinda Zekajt dhe togerit policor Faruk Muçolli

Në incizim dëgjohet Zekaj duke kërkuar zbatimin e urdhrit për mbrojtje, ndërsa polici dëgjohet duke i thënë: “Edhe na jemi lodhë”.

Zekaj ishte vrarë nga ish-kunati, Albert Sylaj pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga policia.

Për rastin, institucionet kanë nisur hetime për të sqaruar veprimet e ndërmarra para vrasjes dhe përgjegjësitë eventuale të zyrtarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit