Agron Hasanaj, drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Pejë, është suspenduar nga detyra, në kuadër të veprimeve institucionale pas rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Hasanaj është njëri nga 11 zyrtarët policorë të suspenduar lidhur me këtë rast, i cili ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e trajtuan situatën e Zekajt para vrasjes.
Pas rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë dhe përgjegjësitë eventuale institucionale.
Sipas policisë, suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante“.








