Avokatja e Arlinda Zekajt kundërshton deklaratën e policisë: Vrasjen e kanë bërë institucionet

Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmë në Pejë, ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve të drejtësisë, duke i bërë përgjegjëse për tragjedinë.

Hoxha ka deklaruar se posedon një numër të madh provash dhe dokumentesh që, sipas saj, dëshmojnë neglizhencën e institucioneve përgjegjëse.

Në një rrëfim emocional, avokatja ka treguar se Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje dhe ndihmë nga institucionet, ndërsa dëshira e saj ishte të qëndronte pranë të birit.

“Vrasjen e kanë bërë institucionet”, ka deklaruar Hoxha.

Avokatja ka kundërshtuar edhe deklarimin e Policisë së Kosovës se viktima ishte kthyer me vetëdëshirë në shtëpi.

Sipas saj, Zekaj nuk kishte pasur zgjidhje tjetër, ndërsa arsyeja e kthimit kishte qenë dëshira për ta përqafuar edhe një herë djalin e saj.


“Nuk është qashtu, nuk pat zgjedhje tjetër të vetmën dëshirë e ka pas me përqafu djalin”, është shprehur Hoxha.

Ajo ka këmbëngulur se dokumentacioni që posedon dëshmon se institucionet nuk kishin vepruar siç duhej për ta mbrojtur Zekajn, pavarësisht kërkesave të saj për ndihmë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit