Tentim vrasje në Prishtinë- Tre persona të arrestuar, të dyshuarit e tjerë në kërkim

Një person ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje mes disa personave në Prishtinë, më 25 tetor, rreth orës 12:45.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në rrahje.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.


Me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit, ndaj të cilëve është iniciuar rasti për pjesëmarrje në rrahje, janë liruar pas intervistimit dhe do të vazhdojnë të trajtohen në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, të dyshuarit e tjerë, ndaj të cilëve është iniciuar rast për veprën penale të vrasjes në tentativë, ndodhen në kërkim policor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit