Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, ka folur lidhur me vendimin për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend.


Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Nagavci ka theksuar se tashmë Parlamenti përballet me dy mundësi.

“Ne e dimë që proceduralisht pas kthimit të Projektligjit nga Presidentja, janë dy mundësi, që Kuvendi me 61 vota ta hedh poshtë vendimin e presidentes, apo e kundërta, ta miratojë propozimin për rikthimin e Projektligjit”, u shpreh Nagavci.


Ajo shtoi se kjo çështje do të trajtohet me kujdes.

“Qëndrimet e Lëvizjes i dini. Vazhdojmë të kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë gabim krijimi i Dhomave të Specializuara. E dyta, vlerësojmë se aktgjykimi për dënimin e krerëve të UÇK-së është i padrejtë, dhe e njëjta çështje duhet të adresohet kujdesshëm në Gjykatën e Apelit. Sa i përket ligjit specifik, i kemi pasur dilemat tona. Është keq që jemi në një situatë që u kthyem në pikën zero…”, u shpreh ajo.

Nagavci theksoi se para se të deklarohet nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në lidhur me këtë çështje, duhet të ketë më shumë qartësi rreth ndryshimeve që kërkohen.

“Përpara se të deklarohemi se a jemi pro mbështetjes së PDK-së në këtë pikë, duhet të dimë se çfarë po kërkon PDK-ja të ndryshojë, cilat nene specifikisht”, shtoi deputetja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit