Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar me urgjencë që të protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Bajrami me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka bërë thirrje që të protestohet për tashmë të ndjerën dhe gratë që janë viktima të dhunës.
“Urgjent të dalim në PROTESTË, për Arlindën, për të gjitha gratë e vrara e për të gjitha ato që sot janë viktima të dhunës e nuk i përkrahë askush”.








