Viktima- noterit: Nuk më ka mbet tjetër vetëm edhe jetën me ua nënshkru

Marrëveshja më pas ishte noterizuar edhe tek noteri Bashkim Stavileci.

Viktima thotë se noteri kishte përgatitur marrëveshjet e noterizuara, dhe të njëjtat nuk ua kishte lexuar, mirëpo vetëm u kishte kërkuar që ta nënshkruanin.

Ndërsa, thotë se ia kishte bërë me dije se po e nënshkruante pa vullnet, duke ju shprehur “se i ka mbetur për ta nënshkruar vetëm edhe jetën”.

“Kur janë hap në maj zyrat e noterëve ka ardh të shtëpia prap edhe tash prap me shku me ja bo kontratën te noteri. Edhe kur jemi shku të noteri jom kanë shumë keq në gjendje të mjerueshme. Edhe aty na ka detyru e kish pas bo vlerësimin 291 mijë euro, do me thanë komplet pronat tona që e kanë qat vlerësim. Edhe kur jom hy aty ata veç i kishin përgatit gjithçka, edhe më kujtohet që noteri i tha a po bohet naj punë, po ia bon Asllanit edhe ai i tha mirë nuk është keq. Edhe mu më kanë shku syt meniher qat shumën 291 mijë euro, do me thanë cka oshtë kjo shumë? Edhe më tha kurgjo kjo është veç formalisht ti vetëm nënshkruju noteri edhe Asllani, noteri edhe Asllani tha vetëm nënshkruju se kjo është vetëm formalisht. Edhe në rregull jau kom bo, unë s’ka mbet tjetër sen vetëm edhe jetën me ua nënshkrujt. Edhe asnjë, kurrfarë përgjigje në heshtje jon mbet tonë”.

Se viktima ishte detyruar për të nënshkruar noterizimin e kontratave, ia kishte rikujtuar edhe Rexhajt në takimin e 25 dhjetorit 2021.

Në këtë ballafaqim, Rexhaj nuk e mohonte detyrimin.

“Viktima V.I: Paret sa t’i ka marrë ty, sa i ka kthy, edhe i llogaritim krejt sa qysh tek, edhe në fund ato që me ke detyru me zor me shku me i nënshkrujt e me t’í bo, tri herë me ke qu te avokati qysh ke deshtë ti me ke shti. A është qështu? Je ardh në shpi tu kajt me keni marrë me gjithë Dritëron, edhe Dritëro në gojë më ka thanë hajde nënshkruje se ti njëherë e ke nënshkrujt ajo puna jote e ka pas, në gojë. Mi ka fotografu krejt pronat, veç e fortë Zoti s’di edhe mi kanë fotografu, u ardh m’ka qu te noteri, a është qështu nërsy Ganisë po foli. M’ka qu te noteri hajde nënshkruje se nuk të vyjnë ty kurgjo.

Aslan Rexhaj: Tash ty du me të vet diçka, ty, ty. A ma kthen përgjigjen çka të veti unë ty?
Viktima V.I: Po.
Aslan Rexhaj: Do me thanë nuk koka kanë te noteri asnjëherë pa ty a?

Viktima V.I: Ti mu më ke detyru se mos të kisha nënshkrujt unë ti sen s’kishe bo.


Aslan Rexhaj: A merr vesh çka jom tu të thane diçka. Për qet pllac qëtu që rrejke ky boshanjkun, (nuk kuptohet), qëky pllac u ra kanë dalë senet e dallaverat. Po ky s’po bohet burr e me kallxu drejtë, se ky s’mundet me hup ma shumë se që ka hup”.

“Dosja” ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga noteri Stavileci, i cili tashmë është pensionuar.

Mirëpo, i njëjti nuk ka pranuar të deklarohet, duke thënë se gjendet jashtë vendit, dhe se aktet e noterizuara i ka Oda e Noterëve të Kosovës si dhe gjykata.

Në këtë takim pranon të ketë qenë dhe avokati Kollçaku.

Mirëpo, ai mohon se viktima kishte shprehur shqetësim për nënshkrimin e tyre.

“Gazetarja: Thotë të ketë deklaruar se i ka mbet vetëm me nënshkru edhe shpirtin. A keni qenë ju prezent kur është thënë kjo pjesë nga ana e saj?

Kollçaku: Nuk më kujtohet, edhe se besoj që noteri e kish vërtetu një dokument kur ajo kish thanë qështu. Edhe kjo punë oshtë që 5 6 vjet, po mundesh me pyt noterin, noteri është marrë në pyetje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit