Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet e ish-kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Lëvizja Vetëvendosje po përgatit protesta kundër gazit amerikan, duke i cilësuar këto raportime si lajme të rrejshme.
Kurti theksoi se fakti që emri i kësaj partie lidhet shpesh me protestat flet më shumë për perceptimin e të tjerëve sesa për veprimet aktuale të saj.
“Kam parë që kanë qarkulluar disa lajme të rrejshme për atë se Lëvizja Vetëvendosje planifikon protesta. Natyrisht në këtë shekull protestat më të fuqishme i ka bërë VV-ja dhe ndoshta kur njerëzit e mendojnë protestën, e mendojnë VV-në. Mirëpo, kjo nuk flet asgjë për neve, flet për ata”, tha Kurti.








