Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mesin e katër personave të arrestuar në kuadër të veprimeve të fundit hetimore janë edhe vjehrra dhe kunati i së ndjerës, të cilët dyshohen për shtytje në vrasjen e saj.
Burimet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për Nurije Sylajn, vjehrrën e Arlindës dhe Driton Sylajn, kunatin e saj.
Arrestimi i tyre vjen rreth një muaj pas vrasjes së Arlindës, ndërsa hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të rolit të dyshuar të familjarëve të bashkëshortit në kryerjen e këtij krimi.
Në kuadër të intensifikimit të hetimeve janë arrestuar gjithsej katër persona, janë realizuar bastisje dhe janë sekuestruar prova.
Dyshimet për shtytje në vrasje dhe dhënie të ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale i japin një dimension krejt tjetër hetimit të vrasjes së Arlindës.









