Këta janë dy të arrestuarit e tjerë në rastin e vrasjes së Arlindës – dyshohen se ndihmuan Albert Sylajn pas krimit

Zbulohen edhe identitetet e dy personave të tjerë të arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Ata dyshohen se kanë ndihmuar Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e 49-vjeçares, pas kryerjes së krimit.

Burimet bëjnë me dije se dy të arrestuarit janë Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj.

Ndaj tyre po zhvillohen hetime për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.

Me arrestimin e Bobit dhe Pepajt, tashmë janë zbuluar identitetet e të katër personave të arrestuar në kuadër të intensifikimit të hetimeve për vrasjen e Arlindës.

Dy të arrestuarit e tjerë janë Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, përkatësisht vjehrra dhe kunati i Arlindës, të cilët dyshohen për shtytje në vrasjen e saj.


Në kuadër të veprimeve të fundit hetimore janë realizuar bastisje dhe janë sekuestruar prova.


Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, vetëm pak minuta pasi ishte kthyer nga Stacioni Policor, ku kishte denoncuar dhunën në familje.

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e saj, ishte arrestuar dy ditë më vonë, më 27 tetor.

Gati një muaj pas vrasjes që tronditi Kosovën, hetimet janë shtrirë edhe në drejtim të personave që dyshohet se nxitën kryerjen e krimit dhe atyre që mund ta kenë ndihmuar kryerësin pas vrasjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit