Ndezën fishekzjarrë mbrëmë vonë tek hoteli i Kombëtares turke, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar sot për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve në orët e vona të mbrëmjes.

Më saktësisht rreth orës 01:00, në afërsi të hotelit ku është vendosur Kombëtarja e Turqisë, u panë fishekzjarrë të shumtë, që duket se kishin për qëllim për të mos i lënë të flenë yjet e Kombëtares turke.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë së Kosovës, të cilët i kanë arrestuar dy persona përgjegjës.


“Dy persona janë të arrestuar, rasti është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa personat në fjalë janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, njofton Enis Pllana, zyrtar për media për rajonin e prishtinës në policinë e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit